Asnjë farmacistë me Covid-19 gjatë ofrimit të shërbimeve të qytetarëve

Kosova

Asnjë farmacistë me Covid-19 gjatë ofrimit të shërbimeve të qytetarëve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Tashmë po bëhen 4 muaj nga ballafaqimi i Kosovës me pandeminë COVID 19. Gjatë kësaj periudhe treguat një përkushtim, profesionalizëm dhe humanitet të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve duke qenë vija e parë e frontit në përballje me këtë pandemie, thotë Arianit Jakupi kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Ai shtoi se në këtë periudhë u tregua një përkushtim dhe displinë të jashtëzakonshme duke respektuar masat restriktve e parandaluese te propozuara nga FIP, OFK dhe instutucionet tjera përgjegjëse në luftën kundër kësaj pandemie. Si rezultat i profesionalizimit dhe përgjegjësisë të juaj, në Kosovë deri tani nuk kemi asnjë rast zyrtarë të farmacistëve i cili ka rezultuar pozitiv gjatë ofrimit të shërbimeve të qytetarëve.

Të nderuar anëtarë, javëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së jashtëzakonshme të përhapjes së pandemisë COVID 19 në mesin e qytetarëve. Si vija e parë e fronit në të cilën qytetarë kërkojnë ndihmë do të jeni ju si profesionistë shëndetësorë, andaj në ditët e ardhshme kërkohet një përkushtim dhe disipinë e jashtëzakonshme nga ana e juaj në marrjen e këtyrë masave mbrojtëse. Respektimi i këtyre masave nuk nënkupton vetëm obligimin dhe përgjegjësinë për kujdesin e shëndetit tuaj, por njëkohësisht nënkupton kujdesin ndaj familjes tuaj fillimisht, kolegëve dhe qytetarëve gjatë shërbimit shëndetësor.

OFK shfrytëzon rastin t’ju rikujojë edhe njëherë që një pakujdesi dhe mos respektim i këtyre masave, dhe rezultim pozitiv në testet për COVID 19 sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nr.11/09 të datës 01 Korrik 2020, nënkupton edhe mbylljen e institucionit tuaj ku keni shërbyer për kohë të pacaktuar.

Andaj, OFK duke qenë mirënjehoese dhe falenderuese për punën e deritanishme, ju kërkon që si deri më tani me përkushtim e kujdes maksimal të vazhdoni ti përmbaheni masave parandaluese si:

• Organizoni punën në barnatore ekipe fikse në atë mënyrë që ekipet në mes vete të mos kenë kontakt. Puna në ekipe fikse nënkupton shmangien e kontateve në mes të anëtarëve të ekipeve, përveç në rastet kur ndonjëri anëtar vetizolohet apo është në pushim mjekësor. Pas përfundimit të orarit nga secili ekip barnatorja mbyllet, pastrohet dhe dezinfektohet që të jetë e gatshme për ekipin tjetër.

• Para se të fillohet puna me pacientë të bëhet organizimi i barnatores, pastrimi dhe dezinfektimi.

• Obligative të përdoren maskat dhe dorëzat nga personeli në barnatore.

• Në rast se ndonjë pacient i dyshuar ka qëndruar në barnatore, vendi duhet të dekontaminohet.

• Të vendoset rendi ashtu që të jenë të përcaktuar qartë distanca në mes të personelit dhe pacientëve/qytetarëve.

• Qytetarët të kenë kujdes mos qëndrojnë gjatë në barnatore pasi edhe vetë pritjet e gjata në barnatore mund të jenë burim i infeksionit dhe rrezikojnë edhe personelin në barnatore.

• Rekomandohet fuqishëm që shërbimi të bëhet përmes sportelit/dritareve të kujdesatrisë por nëse kjo nuk është e mundur atëherë të mos lejohet më shumë se një person brenda barnatores.

• Barnatoret të tentojnë të mbajnë stoqe adekuate të produkteve medicinale duke i këshilluar qytetarët që ata të mos bëjnë furnizime afatgjata (vjeçare) në shtëpitë e tyre e më tej tu mbeten si mbeturina medicinale për shkak të kushteve joadekuate të ruajtjes apo pas skadencës.

• Barnatoret duhet të jenë të hapura përveç në rast se vendoset ndryshe nga qeveria.

• Personeli në barnatore si edhe profesionistët tjerë shëndetësorë obligohen të jenë në detyrë përveç në rastet kur të dy bashkëshortët janë profesionistë shëndetësorë, njëri mund të lirohet nga detyra.

• Në rast se paraqitet ndonjë rast i dyshuar të merren masat e izolimit dhe të ndiqen këshillat sipas udhërrëfyesve të shpërndarë nga OFK.

• Të përfillen rekomandimet e publikuara nga OFK të cilat janë dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Farmacisë –FIP si dhe ato nga MSH dhe IKSHPK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat