​Nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan arratiset një i mitur - Bota Sot
​Nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan arratiset një i mitur

Kosova

​Nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan arratiset një i mitur

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:14
Foto

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative F. K. është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan, tipi i hapur.

Ai ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vjet për veprën penale vjedhje e rëndë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat