Sot nis kampanja kundër mohimit të gjenocidit serb në Srebrenicë - Bota Sot
Sot nis kampanja kundër mohimit të gjenocidit serb në Srebrenicë

Kosova

Sot nis kampanja kundër mohimit të gjenocidit serb në Srebrenicë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 06:06
Ilustrim

SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, e me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ka mbledhur koalicionin e përbërë nga 15 organizata të shoqërisë civile nga Kroacia, B dhe H, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi dhe ka nisur kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër Virusit të Mohimit #VirusPoricanja #DenialVirus.

Kampanjës i janë bashkangjitur edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Kosovë dhe Qendra Kulturore Informative Boshnjake me seli në Prishtinë.

Kampanja fillon qysh sot në orën 17 me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, me transmetim direkt (livestream), dhe zgjat deri më 11. Korrik 2020, në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. Ekspozita me të cilën fillon kampanja bazohet në narrativin online:  http://srebrenica.sensecentar.org

Kampanja do të zhvillohet në të njëjtën kohë edhe online – në rrjetet sociale dhe në portale, në hapësirat ekspozuese sipas planit që do ua dërgojmë, dhe të gjitha video materialet do të shfaqen online në rrjetet sociale  të organizatave që janë të kyçura në kampanjë.

Të gjitha materialet që do të prezantohen gjatë kampanjës janë pjesë e arkivit të pasur të SENSE i cili përmban rreth 2000 raporte nga “gjykimet e srebrenicës” para Tribunalit të Hagës, si dhe 550 video të dedikuara Sreberenicës, të cilat në mënyrë të detajuar përshkruajnë se si Tribunali i Hagës ka hetuar, rekonstruktuar dhe proceduar para trupit gjykues krimet e kryera  në vitin 1995 në Srebrenicë.

Deri më tani kjo është kampanja më e madhe rajonale e shoqërisë civile me qëllim të parandalimit të mohimit të krimeve të luftës të kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe do të mbahet nën hashtagun #VirusPoricanja #DenialVirus

Partnerët e kampanjës në Kosovë, FDH Kosovë, YIHR dhe Qendra Kulturore Informative Boshnjake së shpejti do ua dërgojnë agjendën e aktiviteteve që do shënojnë 25 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat