Shtabi Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim shqyrtuan situatën me COVID dhe EHKK në Malishevë

Kosova

Shtabi Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim shqyrtuan situatën me COVID dhe EHKK në Malishevë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:19
Malishevë

Shtabi Emergjent Komunal për Luftimin dhe Parandalimin e COVID-19 dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot e kanë mbajtur një takim të përbashkët ku është shqyrtuar situata aktuale me COVID-19 dhe EHKK në Komunën e Malishevës.

Fillimisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i njoftoi anëtarët e shtabit dhe komitetit, me gjendjen aktuale në Malishevë. Ai tha se aktualisht janë 5 raste aktive, 76 janë shëruar dhe 2 persona kanë vdekur, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19. Po ashtu, nënkryetari Berisha, i njoftoi edhe me situatën me EHKK, ku pas gjashtë viteve, një person është infektuar dhe ka vdekur, si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo.

Pas diskutimeve të bëra, u konstatua se gjendja me COVID-19, është stabile në Komunën e Malishevës, por duhet të rritet edhe më shumë niveli i gatishmërisë nga ana e institucioneve dhe kujdesi nga ana e qytetarëve, ndërsa sa i përket situatës me EHKK, u tha se duhet të bëhet dezinsektimi kundër rriqrave, në 39 zonat endemike.

Përndryshe, në këtë mbledhje, të gjithë anëtarët e shtabit dhe të komitetit, kërkuan më shumë angazhim nga ana e inspektorëve komunal, për zbatimin e masave të kufizimeve, në veçanti në sektorin e gastronomisë, si dhe paraqitën nevojën e shtimit të numrit të inspektorëve, për  zbatimin e të gjitha masave, me qëllim e vetëm, për mbrojtjen e shëndetit.

Në këtë takim u njoftua se edhe Qendra Operative Emergjente Lokale, është duke vazhduar punën e saj në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të nevojshme, lidhur me situatën me COVID-19, për të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat