​Një mijë euro gjobë për shkelje të masës së vetizolimit - Bota Sot
​Një mijë euro gjobë për shkelje të masës së vetizolimit

Kosova

​Një mijë euro gjobë për shkelje të masës së vetizolimit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, ka gjobitur sot L.B., punëtore shëndetësore në Prishtinë, me 1000 euro për shkelje të vendimit për vetizolim, pasi e njëjta kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe kishte thyer vetizolimin duke dalë në qytet.

Në një komunikatë për media thuhet se bashkëpunimi me qytetarët në këtë pandemi është i shkëlqyeshëm, ku edhe deri te rasti në fjalë ka ardhur për shkak të raportimit nga qytetarët.

Shtabi Emergjent Komunal fton qytetarët që bashkë t’iu përmbahen masave të IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat