Kryetari i kërkon klinasëve të respektojnë masat ndaj Koronavirusit

Kosova

Kryetari i kërkon klinasëve të respektojnë masat ndaj Koronavirusit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:18
Klinë

Nën drejtimin e kryetarit të komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, shtabi emergjent sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për masat e reja preventive ndaj përhapjes së virusit dhe për rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për respektimin e masave dhe inspektimet që po bëhen nga inspektorët komunal në bashkëpunim me policinë në lokale afariste lidhur me vendimin e Qeverisë për respektim të orarit dhe kushteve të punës.

Drejtori i QKMF-së, Anton Shllaku, informoi se, me qëllim të rritjes së kujdesit ndaj punëtorëve shëndetësor, QKMF ka filluar të punojë më staf të reduktuar, ndërsa të gjitha repartet janë duke funksionuar.

Kryetari Elezaj ka kërkuar nga të gjitha anëtarët e shtabit angazhim maksimal në menaxhimin e situatës së krijuar pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Elezaj theksoi se qytetarët duhet të rrisin kujdesin dhe të respektojnë vendimet e institucioneve si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor, duke respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave, kjo pasi rreziku i përhapjes së pandemisë është ende prezent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat