OKB ndihmon Komunën e Skenderajit

Kosova

OKB ndihmon Komunën e Skenderajit

Nga: E.R Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:21

Kryetari i Skenderajit ,Bekim Jashari, ka treguar se zyra e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ka ndihmuar Komunën e Skenderajt.

’’Zyra e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ka ndihmuar Komunën e Skenderajt, duke dhuruar 56 pako me maska mbrojtëse, 34 pako me dorëza dhe 30 tabletë, në këtë kohë pandemie’’, shkruan Jashari në Facebook, transmeton ’’Bota sot’’.

Ai ka falënderuar donatorin për përkrahjen e dhënë për komunën tonë në këtë situate emergjente.

Postimi i plotë në Facebook

Zyra e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ka ndihmuar Komunën e Skenderajt, duke dhuruar 56 pako me maska mbrojtëse, 34 pako me dorëza dhe 30 tabletë, në këtë kohë pandemie.

Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj donatorin për përkrahjen e dhënë për komunën tonë në këtë situate emergjente.

Të dashur qytetarë, ju lusim të respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së si dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Ruani distancën, mbani higjienen personale, vendosni maskë e dorëza si dhe evitoni daljet e panevojshme në mënyrë që sa më shpejt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat