Prej 5 mostrave, tri raste rezultuan negativ dhe dy pozitiv në testin për COVID-19

Kosova

Prej 5 mostrave, tri raste rezultuan negativ dhe dy pozitiv në testin për COVID-19

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 23:49
Malishevë

Sot janë bërë pesë teste nga Malisheva, për COVID-19, prej tyre 3 kanë rezultuar negativ, ndërsa dy kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Rastet janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në publikimin e rezultateve të sotme,s i dhe përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.

Me dy rastet e sotme numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, janë tetë.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: nga data 14 mars 2020, e deri më tani, me COVID-19, janë prekur 86 persona, prej tyre 76 janë shëruar, 8 raste janë aktive dhe 2 raste kanë përfunduar me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat