Komuna Skenderajt ndihmon me bursa 25 fëmijë jetim

Kosova

Komuna Skenderajt ndihmon me bursa 25 fëmijë jetim

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:08
Foto nga takimi

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Organizatën “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”.

‘’Sapo nënshkrova marrëveshjen e bashkëpunimit me Organizatën “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, e cila organizatë do të ndihmojë me bursa 25 fëmijë jetim nën moshën 17 vjeçare me shumë prej 30 euro në muaj si dhe materiale shkollore e veshmbathje në fillim të çdo viti shkollor’’, shkruan Jashari, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Sapo nënshkrova marrëveshjen e bashkëpunimit me Organizatën “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, e cila organizatë do të ndihmojë me bursa 25 fëmijë jetim nën moshën 17 vjeçare me shumë prej 30 euro në muaj si dhe materiale shkollore e veshmbathje në fillim të çdo viti shkollor.

Pafundësisht mirënjohës ndaj kësaj organizate, për këtë ndihmë të madhe për fëmijët jetim, të cilët edhe janë amanet për ne.

Drejtuesi z. Fadil Pushkolli, me njoftoi se bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj organizate do të vazhdoj edhe me tutje ku disa studentë të komunës, do të dërgohen për studime me bursa të plota në Turqi e po ashtu do të këtë edhe projekte ndihmëse për fermerët e komunës sonë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat