​Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse kundër Covid-19

Kosova

​Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse kundër Covid-19

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:18
Ragip Begaj dhe Lino Sciarra

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës. Kohë më parë, UNMIK, i ka përkrahur komunën e Malishevës, edhe me pako ushqimore për familjet në nevojë.

Sic theksohet në komunikatën e Komunës dërguar mediave, Për këtë donacion, sot kryetari Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si dhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës.

Ndërsa, zyrtari Sciarra, tha se “I vjen mirë që kanë mundësi ti ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”.

Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat