Doktori Visar Zekaj rezulton pozitiv, vetizolohet dhe ka një apel për qytetarët

Kosova

Doktori Visar Zekaj rezulton pozitiv, vetizolohet dhe ka një apel për qytetarët

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:31
Visar Zekaj

Edhe doktori Visar Zekaj, i cili është gastroenterolog, është prekur nga koronavirusi.

Lajmin Zekaj e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Miq të mi të dashur!

Pas lirimit të masave nga qeveria që nga 1 qershori kemi pasur shtim të madh të rasteve me COVID19 e poashtu shpërkujdesje të qytetarëve të shoqëruara me moszbatim të masave mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet shëndetësore. Pasi që kisha kontakt me disa pacientë të dyshimtë të infektuar dhe pas shfaqjes së disa simptomeve si lodhje e lehtë, dhimbje të qafes dhe muskujve që u pasuan me kollë të thatë, vendosa të testohem dhe rezultati ishte pozitiv. Tani jam në izolim.

Gjendja ime shëndetësore është e mirë.

Kërkoj që të ju përmbaheni udhëzimeve të IKSHPK, të mbani distancë, maska dhe të kujdeseni për higjenën trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat