Lirohet plotësisht lëvizja në mbikalimin e Banullës

Kosova

Lirohet plotësisht lëvizja në mbikalimin e Banullës

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:54
Foto

Ministria e Infrastrukturës informon publikun se ka përfunduar montimi i trajeve në mbikalimin e Banullës, kryqëzimi i autoudhës A6 me autoudhën A7.1.

Tani komunikacioni është duke u zhvilluar me një korsi, por që nga nesër autoudha do të jetë e plotë për qarkullim.

Falë angazhimit të stafit të MI-së, dinamikës së shtuar të punimeve dhe kompanisë kontraktuese, punimet e parapara të kryhen për dy ditë, janë kryer brenda dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat