MTI synon ta rikthejë vendimin për zonën e Malishevës

Kosova

MTI synon ta rikthejë vendimin për zonën e Malishevës

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:06
Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë synon ta ri-kthej vendimin e shfuqizuar nga Qeveria Kurti për zonën ekonomike në Malishevë, derisa ka në plan që sivjet t’i nisë punimet në zonën ekonomike amerikane në Gjakovë.

Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi thotë se në mandatin e tij, fokusi kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor, mbrojtja e konsumatorit dhe mbështetja e eksportit, derisa shton se ka në prioritet edhe zbatimin e Ligjit për investime strategjike dhe krijimin e zonave ekonomike.

Krasniqi: Sivjet nisin investimet në zonën ekonomike amerikane, zona e Malishevës e domosdoshme

“Zona e Malishevës e cila është shfuqizuar në një mbledhje të natës pa ndonjë analizë, unë mendojë që ka qenë një vendim politik, më shumë sesa një analizë ekonomike. Ajo zonë ekonomike i duhet asaj pjese dhe atij regjioni për faktin se duke pasur parasysh edhe misionin e zonës. Misioni i saj është drejtpërdrejt mundësi apo e dedikuar për diasporën. Kështu Malisheva ka shumë biznese që punojnë jashtë vendit dhe për këtë t’iu jepet mundësia që investimet e tyre, një pjesë të tyre ta investojnë në vendin dhe komunën e tyre. Andaj, kjo zonë ka pasur tragete kryesisht diasporën. Pastaj zonat tjera që tashmë jemi në kohë pandemie, ka një neglizhencë të punimeve për shkak të pandemisë, pastaj të buxhetit... Po ashtu tek zonat tjera siç është ajo e Gjakovës, besoj në një të ardhme të afërt do të shqyrtohet mundësia e fillimit të punimeve”, thotë Kransniqi.

Ministri i MTI-së, Krasniqi ka folur edhe për rëndësinë e investimeve strategjike, ku sipas tij, Ligji për investime strategjike duhet të bëhet një plotësim-ndryshim për shkak të mosfunksionimit të këtij ligji dhe burokracive të tepruara.

Krasniqi: 27 aplikant presin statusin e investitorit strategjik

“Diku 27 biznese kërkues për investitorë strategjik kanë bërë kërkesat e tyre në Ministri, deri më tani vetëm dy investitorë kanë marrë statusin e investitorit strategjik e që unë them që nuk është mjaftueshme, duke pasur parasysh numrin e kërkesave të cilat janë”, thotë ai.

Krasniqi po ashtu ka thënë se në këtë kohë pandemie ka pasur parregullsi në tregun vendor për ngritje të çmimeve dhe mallra me afate të skaduar, ku inspektoratit i kësaj Ministrie ka marrë masa adekuate dhe hetimore për shkak të mallrave me afat të skaduar dhe ngritje të çmimeve.

Krasniqi: MTI ka marrë masa ndaj tregtarëve të përgjegjshëm

“Sigurisht që ka pasur momente të mos përputhjes për shkak të pandemisë dhe mos furnizimit të rregullt të dyqaneve. Sigurisht që ka pasur pakënaqësi, sepse ne kemi këtu departamentin e mbrojtjes së konsumatorit me të cilin është ndërtuar një program me thirrje online, ku janë shfaqur shumë shqetësime dhe ankesa. Prej tyre diku 50 përqind kemi arrit t’i shqyrtojmë dhe janë inspektuar nga inspektorati i MTI-së, si dhe për t’i adresuar pastaj me hetime aty ku ka pasur nevojë për t’u hetuar... Mirëpo tek afati dhe skadimit dhe të tjera kemi pasur më shumë pakënaqësi, ndërsa sa i përket çmimeve ka pasur ngritje të çmimeve”, thotë Krasniqi.

Si MTI, Krasniqi tha se janë në përpjekje për të ofruar lehtësira për naftëtarët në veprimtarinë e tyre, në të njëjtën kohë janë të përkushtuar të kërkojnë edhe cilësi dhe çmime të pa manipuluara për konsumatorët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat