Në kohë pandemie, dasmë me daulle në Rahovec, zyrtari komunal e transmeton live në Facebook

Kosova

Në kohë pandemie, dasmë me daulle në Rahovec, zyrtari komunal e transmeton live në Facebook

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:22
Pamje nga dasma

Muharrem Morina, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Rahovecit, ka transmetuar përmes lidhjes direkte në rrjetin social në Facebook, një dasmë në Rahovec e cila është organizuar në kohë pandemie.

Në video shihet një grumbull i njerëzve teksa argëtohen e kërcejnë me muzikën që bëhet nga daullexhinjtë.

Morina i cili edhe vet ka marrë pjesë në këtë dasmë, ka shkelur vendimin e Qeverisë për ndalimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare dhe tubimeve me më shumë se 50 persona.

Tash e disa ditë në Kosovë shifrat e të infektuarve me koronavirus kanë arritur në numër treshifror, ndërsa kanë vdekur gjithsej 101 persona që nga fillimi i pandemisë.

Këto shifra alarmante, nuk po shqetësojnë qytetarët e Kosovës e as nuk po i bindin ata që të heqin dorë nga dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare.

Pamje nga dasma në Rahovec:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat