Edhe në Fushë Kosovë po zbatohet “ora policore”

Kosova

Edhe në Fushë Kosovë po zbatohet “ora policore”

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 23:51
Fushë Kosovë

Që nga dita e sotme edhe komuna e Fushë Kosovës i’u është nënshtruar masave të reja rreth lirisë së lëvizjes nga Qeveria e Kosovës.

Njësoj si në komunat me numër të lartë të të infektuarve edhe në Fushë Kosovë qytetarëve u ndalohet lëvizja nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli, në Edicionin Special bëri të ditur situatën me pandeminë në Fushë Kosovë.

“Të dhënat e fundit që i posedojm tregojnë se në Fushë Kosovë kemi 211 raste në total, ku 72 pacientë janë shëruar, 137 raste janë aktive teksa kemi edhe 2 jetë të humbura”.

“Sapo është bërë publik vendimi i Qeverisë jemi mobizilu si komunë, kemi pasur kontakte me inspektoratin sanitar në nivel qendror, policinë si dhe inspektoratin komunal”.

“Sonte isha në terren dhe të gjithë inspektorët ishin të shpërndarë nëpër qytet e pastaj edhe në periferi të Fushë Kosovës. Numri i inspektorëve nuk është i knaqshëm por besoj se tani është i mjaftueshëm”.

Teksa sektori i gastronomisë mbetet më i prekuri nga pandemia, Topalli bën të ditur se bizneset në Fushë Kosovë e kanë kuptuar se ky vendim është i Qeverisë dhe jo i komunës.

“Tani informacionet janë se bizneset e kanë kuptuar që ky është vendim i Qeverisë dhe jo i joni si komunë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat