Shtabi Emergjent Komunal furnizon me maska Stacionin Policor në Vushtrri

Kosova

Shtabi Emergjent Komunal furnizon me maska Stacionin Policor në Vushtrri

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Shtabi Emergjent Komunal sot ka furnizuar Stacionin e Policisë në Vushtrri me pajisje mbrojtëse anti Covid 19, si maska dhe dezinfektues.

Po ashtu Komuna i ka ofruar në dispozicion Stacionit Policor në Vushtrri edhe makinat zyrtare të Komunës.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka vlerësuar shumë pozitive punën që po bënë policia në parandalimin e përhapjes së Covid 19.

“Policia e Kosovës po bënë punë të shkëlqyeshme për parandalim të përhapjes së Covid 19, që nga fillimi i pandemisë. Ishte edhe një mundësi për mua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për Policinë e Kosovës”, ka deklaruar kryetari Xhafer Tahiri me rastin e vizitës në Stacionin e Policisë në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat