​OBSH-ja vlerëson lart angazhimin në menaxhimin me Covid-19 në Obiliq

Kosova

​OBSH-ja vlerëson lart angazhimin në menaxhimin me Covid-19 në Obiliq

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 22:23
OBSH

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në një vizitë, përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Anja Borojeviq, konsulente e OBSH-së dhe Bujar Rexhepi, të cilët u njoftuan nga afër lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë globale Covid-19 në Obiliq.

Sipas një njoftimi të komunës, QKMF nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë, ka qenë në gjendje gatishmërie duke dërguar ekipe edhe në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, për kontrollë të bashkëatdhetarëve, po ashtu në vazhdimësi, ekipe të QKMF-së kanë monitoruar situatën epidemiologjike në tërë territorin e Komunës së Obiliqit.

“Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga OBSH-ja, kanë vlerësuar lart punën dhe angazhimin e stafit të QKMF-së dhe gjithë shtabit emergjent lokal, në luftimin dhe parandalimin të këtij virusi, ku theksuan se ; “komuna e Obiliqit është shembull i menaxhimit të suksesshëm të pandemisë globale Covid-19. Në fund, kryetari Gashi ka falënderuar përfaqësuesit e OBSH-së, për vizitën e tyre, ku është shprehur se: “prioriteti dhe përkushtimi ynë i përhershëm mbetet mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve“, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat