I mituri nuk i respekton masat e vetizolimit, punon në një kafene në Suharekë

Kosova

I mituri nuk i respekton masat e vetizolimit, punon në një kafene në Suharekë

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:18
Suharekë

Një person  (i mitur) i prekur me COVID-19 i është inicuar rasti pasi nuk ka respektuar masën e vetizolimit dhe është hasur duke punuar në një kafene.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:20 në fshatin Reshtan, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, inspektorët komunal kanë mbyllur lokalin.

“Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe. Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat