Nesër mot me vranësira

Kosova

Nesër mot me vranësira

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Të dielën, në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira. Temperaturat minimale do të sillen nga 11 deri në 13 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 22 deri në 24 gradë Celsius, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të shtunën.

“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat