Pronari i AVICENA-KS thotë se nuk është arrestuar nga policia

Kosova

Pronari i AVICENA-KS thotë se nuk është arrestuar nga policia

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 00:46
Foto

Pronari i laboratorit AVICENA-KS, ka thënë se të premten është ndaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, por nuk është arrestuar.

Sipas tij policia vetëm e ka penguar të lëvizë derisa shkuan zyrtar nga inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë, pastaj i njëjti thotë se i ka prezantuar të gjitha dokumentet e nevojshme tek ky institucion.

Dhe pas përfundimit të këtyre procedurave personi në fjalë ka vazhduar punën.

Ky thotë se ka bashkëpunim me një spital në Maqedoni të Veriut për të kryer analiza, dhe për secilën veprimtari që e zhvillon posedon dokumentet e nevojshme.

“Kemi krijuar bashkëpunim me një spital atje deri sa furnizohemi me aparate PCR të cilat duhet t’i presim deri në 2 muaj dhe e kemi bërë në formën e bashkëpunimit deri në at kohë  që e kemi menduar ta praktikojmë mbas furnizimit me aparate PCR me kontrata valide bashkëpunimi të bazuara në ligj. Posedojmë kontratë bashkëpunimi me spitale të specializuara për Covid-19”, ka thënë Pronari i laboratorit AVICENA-KS.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje në Pikën Kufitarë të Hanit të Elezit “Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid 19 për qytetarë të ndryshëm të R. Kosovës. I dyshuari së bashku ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat