Qytetarë të shumtë në Liqenin e Batllavës, pa masa mbrojtëse

Kosova

Qytetarë të shumtë në Liqenin e Batllavës, pa masa mbrojtëse

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 19:20
Foto

Liqeni i Batllavës – është destinacioni i parë për shumë qytetarë të Kosovës.lapi.info.

Edhe këtë të diel, ky vend ka qenë i mbushur me frekuentues.

Por, përkundër faktit dhe thirrjeve që po bëhen për kujdes të shtuar dhe në zbatimin e masave ndaj COVID-19, të njëjtat s’janë respektuar sot në këtë vend. Kështu të paktën kanë thënë lexuesit e Llapi.info, gjersa kanë dërguar edhe pamjet.

Ndërkohë, në Kosovë janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me virusin korona, nga gjithsej 489 testime të bëra me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Sipas këtyre të dhënave, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5.735. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.632.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtutjeshme e pandemisë COVID-19. Në apelin e sotëm, IKSHPK thekson rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike dhe bartjen e maskave. Po ashtu një rëndësi të veçantë i jep edhe mbajtjes së higjienës personale.

IKSHPK- vlerëson se rreziku për përhapjen e koronavirusit mbetet ende i lartë.

“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, apelon IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat