Moti gjatë ditëve në vazhdim

Kosova

Moti gjatë ditëve në vazhdim

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 06:53
Ilustrim

Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare.

Në pjesën e dytë të javës do të vijoj të mbajë mot i nxehtë, mirëpo orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e ditën e diel parashihet edhe rënie e lehtë e temperaturave.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta, ndaj dhe nuk preferohet qëndrimi më i gjatë në diell orëve të mesditës..

21.07.2020 - Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me pak vransira lokale. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 31C, e në vise malore 10C deri 22C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 9.

22.07.2020 - Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15C deri 33C, e në vise malore 10C deri 23C. Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat