Mamia e QKUK-së apel qytetarëve të mos besojnë në informata joprofesionale

Kosova

Mamia e QKUK-së apel qytetarëve të mos besojnë në informata joprofesionale

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 07:52
Ilustrim

Mamia e QKUK-së, Bule Elezi, përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka reaguar për recetën e terapisë kundër Covid-19 në kushte shtëpie.

Sipas saj, listën me trajtimin e koronavirusit në kushte shtëpie nuk ka shansa që ta ketë pregatitur ndonjë profesionist shëndetësor.

Për më tepër, ajo sqaron aspektin e rënies së oksigjenit në trup.

“Ndër shumë gabime që janë bërë në atë tekst është një llapsus tepër i madh kur është cekur se, nëse bie saturim(oksigjenimi i gjakut) 43 ka nevoj për bombole oksigjeni e realiteti është që nëse dikujt i bie saturimi deri në atë masë është tepër urgjente të trajtohet në hapësirat spitalore nga ekspertët e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes (Anesteziologëve) pothuajse pashmangshëm intubim”, tha Elezi.

Gjithashtu, ajo bën lutje për të gjithë profesionistët shëndetësor që të mos shpërndajnë informacione joprofesionale që nuk kanë referenca studimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat