Edhe në Podujevë do të filloi dezinsektimi i hapësirave publike

Kosova

Edhe në Podujevë do të filloi dezinsektimi i hapësirave publike

Nga: A.SH Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka njoftuar se do të filloi dezinsektimin e hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.

Në njoftim thuhet se dezinsektimi do të vazhdojë edhe nëpër fshatra të Podujevës.

Njoftimi në Facebook:

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 22.07.2020, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë dezinsektimin e hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë në Komunën e Podujevës.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllimin eliminimit të insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundejeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.

Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 22.07.2020 deri më datën 24.07.2020.

Më datën 22.07.2020; dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat Peran, Bajqinë, Dobërdol.

Më datën 23.07.2020; dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat Sekiraq, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penu, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm.

Më datën 24.07.2020; dezinsektimi rreth lumit Llap, në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Epërm, Lluga dhe Bellopojë.

Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 10:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:30 në mbrëmje.

Me këtë rastë njoftojmë Shoqatën e Bletarëve dhe pronarët e bletëve së ditëve të cekura si më lartë të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat të mos i mbyllin gjatë tërë ditës, sipas datave nëpër fshatra sipas planit të dezinsektimit të hapësirave për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.

Nr. Kontaktues për informacione:

044-221-641 044-703-087

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat