Havolli: E pabesueshme se si disa infermierë i ikën përgjegjësisë për t’u përballë me Covid-19

Kosova

Havolli: E pabesueshme se si disa infermierë i ikën përgjegjësisë për t’u përballë me Covid-19

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 00:23
Fitim Havolli

Disa infermierë kanë refuzuar që të punojnë në klinika ku po trajtohen pacientë me Covid-19.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka thënë se është e pabesueshme se si mund të ketë infermierë që nuk duan të japin kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit derisa thotë se do të krijohet një Komision i Pavarur për të hetuar më detajisht pse ndodhi kjo dhe cilat janë arsyet reale.

“MSH ka martë vendim dhe i ka dhënë autoritet të plotë që SHSKUK-së për të gjitha lëvizjet brenda QKUK-së se ku ka nevojë që të lëvizin këtë komunitet sipas nevojave ku kërkohet. Ne si sindikatë kemi reaguar pasi disa infermierë na janë drejtuar neve me ankesën se i është shkelur e drejta”.

Havolli tha se arsyeja pse disa infermierë që janë munduar t’i ikin përgjegjësisë është frika e infektimit, pa pasë arsye të tjera shëndetësore.

“S’po mund ta besoj që ka infermierë në QKUK që i ikin asaj përgjegjësie që thërrasin autoritete dhe të bëjnë gjëra të tilla dhe të mundohen t’u shmangen pa pasë ndonjë arsye nëse është me sëmundje kronike apo rreziqe të tjera për jetën e tyre. Drejtori Sami Tahiraj do të krijojë një Komision të Pavarur që do të vlerësojë arsyet e vërteta të kësaj ngjarje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat