Rrahje masive në Podujevë

Kosova

Rrahje masive në Podujevë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 23:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Podujevës.

Rrahja në fjalë ndodhi në mes disa personave, teksa u nevojit edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Në një video të dërguar shihet edhe momenti kur pjesëtarët e policisë arrestojnë dhe largojnë nga vendi i ngjarjes persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, teksa në detaje me rastin po merren organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat