Rinia e PDK-së “ia vë” infuzionin në oborr Komunës së Lipjanit

Kosova

Rinia e PDK-së “ia vë” infuzionin në oborr Komunës së Lipjanit

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:40
Opozita në Lipjan

Opozita në Lipjan ka vazhduar me një aktivitet tjetër pas publikimit të një videoje në të cilën shihen pacientët duke marrë infuzione në oborrin e QMF-së në Shalë.

Aktiviteti i së martës ka të bëjë me vendosjen e një infuzioni në hyrje të komunës.

“Pas skandaleve të fundit në menaxhim të situatës së pandemisë nga ekzekutivi i Komunës, ne si Rini e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, kemi realizuar një aksion simbolik për t’ia vendosur Ekzekutivit të Komunës një infuzion ‘nën hijen e drurëve dekorativë’. Ky aksion është zhvilluar pasi që Komuna nuk po i vendos tendat nëpër oborre të Qendrave të Mjekësisë Familjare”, thuhet në komunikatën e PDK-së, dega në Lipjan.

Sipas tyre, pacientët po obligohen t’i marrin infuzionet “nën hijen e pemëve”.

“Ne po dyshojmë se kryetari Ahmeti është duke i realizuar pushimet dimërore në kohë të verës sepse nuk është duke i dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat