Kuçi: Gjilanit do t’i zgjidhet problemi i ujit të pijës

Kosova

Kuçi: Gjilanit do t’i zgjidhet problemi i ujit të pijës

Nga: B.F Më: 28 korrik 2020 Në ora: 16:04
Blerim Kuçi dhe Lutfi Haziri

Ministri  i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi përmes një postimi në facebok, ka shkruar se Gjilanit do t’i zgjidhet problemi i ujit të pijës.

Ai ka thënë se bashkë me zëvendësministrin gjilanas Rexhep Kadriu sot janë munduar t’i japin udhë kërkesave të kryetarit Haziri,transmeton “Bota sot”.

Sipas tij në takim me kryeshefin e KRU “Hidromoravës” kanë shqyrtuar  projektet që e eleminojnë këtë problem dhe kanë gjetur  gjuhën  e përbashkët, natyrisht edhe me ndihmën e kryetarit Lutfi Haziri, projekti tjetër që do të marrë fund në Gjilan është trajtimi i lumit "Mirusha" me plato, ku edhe ka vizituar  punimet që po zhvilloheshin.

Postimi i plotë:

Gjilanit do t’ia zgjidhim problemin e ujit të pijes

Kënaqësia sot ishte e imja të kalojë ditën me vizitë në Gjilanin e mikut tim të hershëm, Lutfi Haziri.

Si një prej qyteteve kyqe të Kosovës, edhe Gjilani ka sfidat dhe kërkesat e tij. Bashkë me zëvendësministrin gjilanas Rexhep Kadriu sot u munduam t’i japim udhë kërkesave të kryetarit Haziri.

Problemi kryesor që e përcjell për shumë vite këtë qytet është mungesa e ujit të pijës dhe periudha e gjata të thatësisë. Në takim me kryeshefin e KRU “Hidromoravës” shqyrtuam projektet që e eleminojnë këtë problem dhe gjuha e përbashkët u gjet, natyrisht edhe me ndihmën e kryetarit Lutfi Haziri.

Projekti tjetër që do të marrë fund në Gjilan është trajtimi i lumit "Mirusha" me plato, ku edhe vizitova punimet që zhvilloheshin.

Me një shetitje të shkurtër në qytet vizituam edhe shkollën “Thimi Mitko” që është përfituese e programit mbështetës të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa të Shërbimit Publik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat