15 persona shërohen nga koronavirusi në Deçan, 28 raste mbeten aktive

Kosova

15 persona shërohen nga koronavirusi në Deçan, 28 raste mbeten aktive

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

15 persona janë shëruar nga koronavirusi në Komunën e Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj i cili tha se aktualisht janë edhe 28 raste aktive.

“Sot në komunën tonë u konfirmuan edhe dy raste pozitive me COVID-19. Një rast nga fshati Baballoq dhe një rast nga fshati Isniq. Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 43 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 15 të shëruar plotësisht dhe 28 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten dhe familjen!”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe sot është shënuar rekord i numrit të viktimave në Kosovë, ku për 24 orë kanë humbur jetën 16 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat