Pasi burri vrau gruan me shufër metalike, për fëmijët e tyre po kujdesen gjyshërit

Kosova

Pasi burri vrau gruan me shufër metalike, për fëmijët e tyre po kujdesen gjyshërit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 20:24
Ilustrim

Më i madhi 4 vjeç e më i vogli 3 muaj, po kujdesen nga gjyshërit e tyre, gjendja e tyre është e mirë

Në një shtëpi me qera, larg asaj që ndodhi vrasja e gruas  në fshatin Berivojcë, po qëndrojnë tre fëmijët e qiftit nga Kamenica.

Aty dyshohet se një 42 vjeçar, vrau gruan e tij 34 vjeçare duke e goditur me një shufër metalike.

I dyshuari tani gjendet në paraburgim për 30 ditë, ku pritet të qëndroj deri në një vendim të gjykatës.

Ndërsa në ditën që ndodhi vrasja, tre fëmijët e këtij qifti  u morën nga gjyshërit e tyre, ku edhe po iu ofrohet strehim e kujdes.

E vendimin për këtë përkujdesje u mor nga Qendra për Punë Sociale në Kamenicë.

Tre fëmijëve do iu ofrohet edhe një ndihmë sociale nga kjo qendër.

Edhe në komunën e Kamenicës janë në dijeni për gjendjen e fëmijëve, ndërsa thonë që po presin edhe vendimin e gjykatës për të dyshuarin.

Sipas institucioneve lokale, gjendja ekonomike e gjyshërve të fëmijëve është e rëndë, si dhe bëjnë apel që të ndihmohen në çfarëdo mundësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat