Krasniqi: Jemi duke kaluar nëpër një situatë shumë të rëndë

Kosova

Krasniqi: Jemi duke kaluar nëpër një situatë shumë të rëndë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:36
Valbon Krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, tha se vendi është duke kaluar nëpër situatë shumë, shumë të rëndë me pandeminë COVID-19.

Sipas tij, me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me koronavirusin, ndërkohë që shumë të tjerë tashmë kanë humbur jetën.

Prandaj, duke shfrytëzuar festën e sotme, Krasniqi bëri thirrje për kujdes dhe për të shmangur vizitat familjare.

Postimi i Krasniqit:

Festë në kohë pandemie

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Jemi duke kaluar nëpër situatë shumë, shumë të rëndë me pandeminë COVID-19. Me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me Koronavirusin, ndërkohë që shumë të tjerë tashmë kanë humbur jetën.

Andaj, edhe sot, në ditën e Festës së Kurban Bajramit jemi të detyruar të ju bëjmë thirrje sërish për kujdes.

Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë pranë familjeve tona.

Duke ngushëlluar të gjitha ata që humbën familjarët e tyre, duke ju uruar shërim të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe nga sëmundjet e tjera, ju uroj Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islamë.

Festoni në shtëpi

Shmangni vizitat jashtë familjeve tuaja

Mbani maskat sa herë dilni nga shtëpitë

Mbani distancën fizike

Pastroni dhe dezinfektoni duart rregullisht.

Dhashtë Zoti që festat tjera t’i presim në ditë më të mira

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat