Dy ditë pas vdekjes, rezulton pozitiv me COVID-19 një person në Malishevë

Kosova

Dy ditë pas vdekjes, rezulton pozitiv me COVID-19 një person në Malishevë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë pesë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, një prej tyre dy ditë pas vdekjes.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga komuna përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39, kurse numri i viktimave në 8.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 135 të prekur, 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje.

Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë: 1 rast në Malishevë, 1 në Lladrovc, 1 në Kijevë, 1 në Llazicë dhe 1 rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat