Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë

Kosova

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:35
Në spitalin e Vushtrrisë

Në spitalin e Vushtrrisë janë aktualisht të shtrirë 37 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga ky numër, 27 janë me oksigjeno-terapi, tre janë të intubuar në respirator (në mesin e këtyre treve është edhe një 40 vjeçar).

Këto informata i bëri të ditura koordinatori i spitalit Bujar Pllana.

Ai ka shtuar se nga stafi infermierik janë aktualisht gjashtë të infektuar dhe një punëtor teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat