Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Kosova

Vdes një qytetare nga Theranda, ishte e infektuar me COVID-19

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë një qytetare nga Theranda, e cila ishte e infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, e cila ka thënë se Q.K, e testuar pozitiv me 30 korrik, ishte hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetare nga komuna e Therandës e humb betejen me #COVID19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”.

“Numri i viktimave nga ky virus i fshehtë, arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19”, ka shkruar Kuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat