Komuna e Drenasit e shqyrton mundësinë e hapjes së çerdheve

Kosova

Komuna e Drenasit e shqyrton mundësinë e hapjes së çerdheve

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka formuar komisionin profesional, i cili ditëve në vijim do të vlerësojë mundësitë e hapjes së çerdheve.

Sipas komunës, përfaqësuesit e çerdheve private dhe të gjithë qytetarët do të njoftohen për vendimin.

“Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, njofton përfaqësuesit e çerdheve private dhe të gjithë qytetarët, se për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, ka formuar komisionin profesional, i cili ditëve në vijim do të vlerësoj mundësitë e hapjes së çerdheve. Për epilogun e vlerësimit të komisionit, do të njoftoheni me kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat