Kryetari i Deçanit ngushëllon familjen e të riut që vdiq tragjikisht dje në Liqenin e Radoniqit

Kosova

Kryetari i Deçanit ngushëllon familjen e të riut që vdiq tragjikisht dje në Liqenin e Radoniqit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:55
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen e Azgon Zenel Selmonaj i cili humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka falenderuar Policinë, , e sidomos stafin mjekësor në Deçan për përpjekjet e tyre në menaxhmin e kësaj fatkeqësie.

Postimi i plotë i kryetarit të Deçanit:

Azgon Zenel Selmonaj, humbi jetën tagjikisht në liqenin e Radoniqit.

Ka qenë ditë e rëndë dje për të gjithë neve, e sidomos për shokët që u munduan ti dalin në ndihmë Azgonit.

Falenderoj Policinë, e sidomos stafin mjekësor në Deçan për pëpjekjet e tyre mbinjerëzore në menaxhmin e kësaj fatkeqësie që na ka goditur dje.

Ngushëllime për të gjithë miqtë e shokët e Azgonit dhe Familjen Selmonaj nga Rastavica./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat