Në Podujevë 145 raste aktive me COVID-19

Kosova

Në Podujevë 145 raste aktive me COVID-19

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:49
Foto nga takimi

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës në takimin e mbajtur sot ka diskutuar rreth gjendjes aktuale të menaxhimit të situatës me pandeminë̈ COVID-19, respektimin e masave mbrojtëse, dhe koordinimin e akterëve kryesorë të nivelit lokal për zbatimin e masave mbrojtëse.

Në mbledhjen e sotme, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, informoi anëtarët e shtabit lidhur me gjendjen aktuale epidemiologjike në Komunën e Podujevës, për të cilën tha se në dy javët e fundit ka patur dukshëm numër më të madh të të infektuarëve.

“Sipas raporteve mjekësore gjendja prej fillimit të pandemisë, deri më tani është me 308 raste të infektuar, 154 raste të shëruar, 145 raste aktive dhe fatkeqësisht 9 raste kanë humbur jetën” tha Rudari.

Rudari tha se shqetësuese ditëve të fundit është grumbullimi i qytetarëve në numër të madh, nëpër kafiteri, ahengje të ndryshme, te Liqeni i Batllavës dhe mos respektimi i distancës në vende me frekuentim të madh të njerëzve, thuhet në njoftimin për media.

Komandanti i Stacionit të Policisë̈, Bekim Zogiani, informoi antarët e shtabit që ekipet policore janë vazhdimisht në teren duke përcjellur gjendjen sa i përket respektimit të masave nga qytetarët dhe bizneset.

“Numri i personave që u janë shqiptuar fletëparaqitje deri më sot ështe 557, lista e cila do të bartet tek inspektoriati për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme” tha Zogiani.

Ai, gjithashtu tha se do të vazhdojnë prej sot me masa më rigoroze në bashkëpunim me inspektoriatin ndaj të gjithë atyre të cilët nuk i respektojnë masat e rekomanduara të IKSHPK dhe Qeverisë së Kosovës.

Në fund të takimit nënkryetari Rudari falënderoi Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë̈ Islame në Podujevë, Mensur Hotin, imamët dhe të gjithë besimtarët e fesë islame për koordinimin dhe bashkëpunimin në respektimin e rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat