Edhe nesër temperatura shumë të larta, ky është parashikimi për dy ditët në vijim - Bota Sot
Edhe nesër temperatura shumë të larta, ky është parashikimi për dy ditët në vijim

Kosova

Edhe nesër temperatura shumë të larta, ky është parashikimi për dy ditët në vijim

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Edhe nesër priten temperatura të larta në Republikën e Kosovës.

Ditën e martë do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites vranësirat do të shtohen, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu pasdite më vonë dhe gjatë natës.

Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në rajon, nga dita e mërkurë sjell përkeqësim të motit dhe ndryshim të vlerave termike, nga një mot shumë i nxehtë që mbretëroj ditëve të shkuara në mot më të ftohtë. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, parashihet që ditën e mërkurë të ketë zhvillime të shtrëngatave me shi që nga orët e mëngjesit. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër. Zhvillime të rrebesheve me bubullima do të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së enjte.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e premte dhe fundjavë do të mbretëroj mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, e orëve të pasdites priten rrebeshe me bubullima.

Indeksi i rrezeve UV të martën mbetet në vlera shumë të larta, e ditën e mërkurë do të zbres në vlera mesatare.

4.08.2020 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite vranësirat do të shtohen, me mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë më vonë pasdite dhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta 18C deri 36C, e në vise malore 15C deri 27C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 9.

5.08.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët. Që nga mëngjesi paraqiten kushte për zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës dhe në mbrëmje. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Reshje lokale shiu kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 24C, e në vise malore 13C deri 18C. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat