I infektuari me koronavirus sillet nëpër Podujevë, ndalohet nga Policia

Kosova

I infektuari me koronavirus sillet nëpër Podujevë, ndalohet nga Policia

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person i cili ishte i infektuar me koronavirus kishte dalë në Podujevë, duke mos iu përmbajtur masave për vetizolim.

Ndaj tij është iniciuar rast në procedurë të rregullt. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:00. Ai është urdhëruar të kthehet në vetizolim

“Është inicuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me Covid -19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese  për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat