Moti sot me reshje shiu e shkarkime rrufesh - Bota Sot
Moti sot me reshje shiu e shkarkime rrufesh

Kosova

Moti sot me reshje shiu e shkarkime rrufesh

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot, do të mbajë kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme, përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat