Shi dhe breshëri në Deçan, komuna thotë se është e gatshme për evidentimin e dëmeve

Kosova

Shi dhe breshëri në Deçan, komuna thotë se është e gatshme për evidentimin e dëmeve

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:22
Foto nga takimi

Komuna e Deçanit është shprehur e gatshme për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu dhe breshëri në mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ka mbajtur sot takim me drejtorin dhe stafin e Drejtorisë së Bujqësisë.

“Kemi mbajtur takim me drejtorin dhe stafin e drejtorisë̈ së Bujqësisë̈, ku shprehem gatishmërinë̈ për marrjen e obligimit që të bëjmë evidentimin për dëmet e shkaktuara në komunën tonë, në mëngjesin e sotëm nga breshëri”, ka shkruar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat