Tre mijë maska i dhurohen Komunës së Kamenicës nga asociacioni i grave

Kosova

Tre mijë maska i dhurohen Komunës së Kamenicës nga asociacioni i grave

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:55
Maskat

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin për Komunitete, Bojan Stamenkoviç, kanë pranuar një donacion me maska nga asociacioni i grave “Nas dom” nga Novobërda.

Kryetari Kastrati ka falënderuar këtë organizatë për këtë donacion duke thënë se bashkëpunimi do të vazhdohet.

“Falendëroj për këtë donacion asociacionin e grave “Nas dom”. Jam shumë mirënjohës dhe ky është shembull i bashkëpunimit rajonal dhe ndëretnik në kohë të pandemisë”, ka thënë Kastrati.

Nënkryetarin për Komunitete, Bojan Stamenkoviç, po ashtu ka falënderuar asociacionin e grave “Nas dom” për donacionin dhe tha se do të vazhdojnë prapë me këtë bashkëpunim.

“Bashkëpunimi me këtë asociacion ka qenë i shkëlqyeshëm deri më tani, dhe do të vazhdohet ende. I falenderoj shumë për donacionin e dhuruar”, ka thënë ai.

Udhëheqsja e asociacionit të grave “Nas dom”, Vesna Staic, tha se ky projekt do të vazhdohet edhe në të ardhmen. “Shpresoj që ky projekt do të vazhdohet në të ardhmen, dhe iu inkurajoj që të bëni kërkesa edhe për grupet tjera se sa maska ju duhen, që t’iu dhurojmë donacion”, ka thënë ajo.

Ky donacion përmbanë tre mijë copa maska mbrojtëse, ku një mijë copa do t’iu dhurohen pensionerve, një mijë copa të tjera rasteve sociale, 500 copa për komunitetin rom dhe 500 copa për punëtorët e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat