Në Suharekë mbyllet 1 lokal dhe gjobitën 6 të tjera që s’respektuan masat anti-COVID

Kosova

Në Suharekë mbyllet 1 lokal dhe gjobitën 6 të tjera që s’respektuan masat anti-COVID

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë së bashku me inspektorët sanitar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVUK), të mbështetur edhe nga Policia, mbrëmë gjatë kohës prej ora 18:00 deri në ora 24:00 kanë dalë në teren, ku kanë inspektuar në 49 raste, që sipas Drejtoreshës për inspeksion Jehona Rrafshi-Lumi, si rezultat i këtij aksioni janë shqiptuar 6 dënime dhe është mbyllur një lokal, për mosrespektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Aksione të ngjajshme thotë ajo do të ketë edhe në vazhdim dhe do të shqiptohen edhe gjoba, për të gjithë rastet e shkeljes së masave të marra nga Qeveria e vendit 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat