​5 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

​5 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Sot janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Rastet janë të konfirmuara nga IKSHPK, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Rastet e reja të konfirmuara vijnë sipas këtyre vendbanimeve: një rast në Bellanicë, një në Kërvasari, një në Lladroc, një në Vërmicë dhe një rast në Turjakë.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, rritet në 41 raste, përderisa 98 janë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë dhe paraqitja e rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, me COVID-19 janë prekur 148 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 41 raste janë aktive dhe 9 persona kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat