Një person dërgohet në QKUK, ishte i përfshirë dy ditë më parë në një rrahje në Vushtrri

Kosova

Një person dërgohet në QKUK, ishte i përfshirë dy ditë më parë në një rrahje në Vushtrri

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rrahje dy ditë më parë në Vushtrri dhe si pasojë është lënduar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën rreth orës 23:00.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.

“Vushtrri 04.08.2020 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet ka qenë i përfshirë në një rrahje dhe është i lënduar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat