​Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Malishevë - Bota Sot
​Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

​Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Në Komunën e Malishevës një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit dhe shtatë raste të reja me infeksion janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Të dhënat janë konfirmuar nga IKSHKP, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Personi që ka ndërruar jetë sot është I.Bytyqi (1932) nga fshati Kërvasari, i cili dje ishte konfirmuar se është i prekur me COVID-19.

Rastet e reja të konfirmuara vijnë nga Damaneku (2), Caralluka, Banja, Ngucati, Llazica dhe Bubaveci nga një rast.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 47, ndërsa i vdekjeve 10. Deri më tani janë shëruar 98 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat