Thaçi kujton Veselin në 10-vjetorin e vdekjes

Kosova

Thaçi kujton Veselin në 10-vjetorin e vdekjes

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:09
Sabit Veseli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Sabit Veselin në 10 vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi e ka cilësuar Veselin si frymëzues për gjeneratat e reja, si dhe veprimtar për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Sipas Thaçit, Veseli ka thënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK’së.

Më poshtë postimi i tij:

Kohërat dhe rrethanat e jashtëzakonshme na takojnë me njerëz të veçantë. Historike ishte rezistenca studentore dhe gjithëpopullore e pranverës 1989. Atëherë në Prishtinë ndodhi një nga momentet që i dhanë drejtim jetës sime, kur në një prej bazave të organizimit të përpjekjeve për Republikë të Kosovës e takova Sabit Veselin. Sot u bënë 10 vjet nga vdekja e parakohshme e tij.

Si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve 80-ta, Sabit Veseli u bë frymëzues për ne gjeneratat më të reja. Pas daljes nga burgu, ai vazhdoi veprimtarinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Unë dhe Kadriu kemi shumë momente të përbashkëta të aktivitetit me Sabitin dhe ndajmë kujtime të paharruara, në Kosovë dhe diasporë. Sabiti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK-së. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat