Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë se gjatë 24 orëve kanë rezultuar 18 raste pozitive me koronavirus dhe 14 të shëruar në këtë komunë.
Sipas tij, aktualisht në Komunën e Podujevës janë 164 raste aktive dhe 205 të shëruar.
“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi 18 raste pozitive me këtë virus dhe 14 të shëruar. Aktualisht në Komunën e Podujevës janë 164 raste aktive dhe 205 të shëruar”, ka thënë Rudari.