Limaj: “Abeja” si një luftëtar i zoti dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh - Bota Sot
Limaj: “Abeja” si një luftëtar i zoti dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh

Kosova

Limaj: “Abeja” si një luftëtar i zoti dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:17
Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar heronjtë e kombit Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, në rënien e 22 vjetorit.

Limaj thotë se Bekim Berisha-Abeja bashkë me luftëtarët e tij ka rënë 22 vite më parë në fushën e ndertit e për të mos vdekur kurrë.

“Bekim Berisha-Abeja bashkë me bashkëluftëtarët e tij ranë 22 vite më parë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë”, shkruan Limaj.

Tutje ai ka shkruar se Kosova do t’i nderoj gjithmonë dëshmorët e kombit të cilët sic potencoi ai janë gurthemeli i lirsë së vendit.

“Kontributi i Bekim Berishës si një luftëtar i zoti dhe dhe strateg i shquar ishte jashtëzakonisht i madh, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në luftën kundër serbëve në Kroaci dhe Bosnjë. Kosova do t’i nderoj përgjitmonë dëshmorët e kombit të cilët janë gurthemeli i lirisë së Kosovës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat