166 gjoba në Viti gjatë fundjavës - Bota Sot
166 gjoba në Viti gjatë fundjavës

Kosova

166 gjoba në Viti gjatë fundjavës

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:58
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) sot ka diskutuar serish mbi gjendjen e pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë.

Gjatë kësaj mbledhje që është kryesuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u bë me dije se deri me tani janë 62 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë.

Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi. Kreu Haliti bëri me dije se fatmirësisht është rritur numri i të shëruarave dhe ju urojë shërim sa më të shpejt edhe gjithë qytetarëve të tjerë.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se respektimi i masave të nga qytetarët vitias, në veçanti bartja e maskave është rritur dhe se për këtë ka ndikuar edhe lëshimi i fletëparaqitjeve. Komandanti Halili, tha se vetëm gjatë fundjavës janë lëshuar 166 fletëparaqitje për mos respektim të masave.

Sipas tij respektimi i bartjes së maskave në këtë komunë sipas të dhënave që ata posedojnë është 75%. Ndërkaq gjatë këtij takimi është folur edhe për masat tjera kundër përhapjes së këtij virusi pandemik si klorifikimi dhe dezinfektimi i hapësirave të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat